MENU
klinika

Si paraqitet situata në Zveçan

Shpërthejnë 2 shock-bomba në afërsi të komisariatit të policisë

18.06.2023 - 13:11

Dy shok-bomba (bomba neoparalizuese) kanë shpërthyer dje afër njësitit policor në Zveçan, të cilët kanë qenë duke qëndruar në pikë statike.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur ndonjë person të lënduar apo shkaktuar dëme materiale.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.”, ka informuar Policia.

Edhe të premten në mbrëmje dy shok-bomba kanë shpërthyernë veri të Mitrovicës. Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë në Mitrovicë, Veton Elshani për KosovaPress ka treguar se njëra shok-bombë është gjuajtur afër stacionit policor, ndërsa tjetra afër shkollës teknike.

Situata në tri komunat në veri të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29 maj) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin