MENU
klinika

Tragjedia me qindra viktima në Greqi

BBC ngre dyshime mbi Rojën Bregdetare greke

19.06.2023 - 11:16

Për mbytjen e anijes së emigrantëve në Greqi të mërkurën e kaluar, BBC ka marrë prova që hedhin dyshime ndaj rojës bregdetare greke. Analiza e lëvizjes së anijeve të tjera në zonë sugjeron se anija e mbipopulluar e peshkimit nuk lëvizi për të paktën shtatë orë përpara se të përmbysej.

Roja bregdetare thotë se anija ishte rrugës për në Itali dhe nuk kishte nevojë për shpëtim. Të paktën 79 persona raportohen të vdekur aktualisht, por Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 500 janë të zhdukur.

OKB-ja ka bërë thirrje për një hetim mbi trajtimin e katastrofës nga ana e Greqisë. Zyrtarët grekë pretendojnë se njerëzit në bord kanë raportuar se nuk donin ndihmë dhe se nuk ishin në rrezik deri pak para se varka e tyre të fundosej.

Pakistani shpall zi kombëtare

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif shpalli të hënën si “ditë zie” për tragjedinë. Rreth 300 pakistanezë dyshohet se kanë vdekur në mbytjen e anijes, megjithëse numri i saktë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sharif formoi gjithashtu një komision për të hetuar incidentin dhe urdhëroi policinë të gjurmonte personat e përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. Shumica e emigrantëve të zhdukur do të ishin nga shteti Azad Kashmir (të paktën 50) dhe ai i Gujarat (47 persona), sipas anëtarëve të familjeve të tyre pakistaneze.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi