MENU
klinika

E presin deri nesër

Milani i vendos ultimatum “bomberit” francez

19.06.2023 - 13:05

Me 5 milionë euro në sezon, Markus Turam do të bëhej lojtari më i paguar i Milanit, por ai vijon të vonojë përgjigjen kundrejt ofertës së bërë nga italianët. Shkak duket se është një propozim që lojtari pret nga PSG-ja.

Kampionët e Francës janë destinacioni i tij i preferuar, pavarësisht se nuk do të kishte të njëjtën hapësirë që i ofrohet në ekipin e Piolit. M

ediat transalpine supozojnë se Turamit së shpejti do t’i mbërrijë një ofertë nga Parisi me 8-10 milionë euro dhe kjo e vonon t’u japë përgjigje klubeve të tjera që interesohen për shërbimet e tij.

Kujtojmë se më 30 qershor sulmuesit i përfundon kontrata me Gladbahun dhe do të jetë i lirë të firmosë për kë të dëshirojë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin