MENU
klinika

"Më shqetëson shkëmbimi i shërbimit se*sual me favore"

Skandali i Gjicit, Kikia: Shfrytëzim i zyrës në mënyrën më perverse

19.06.2023 - 21:57

Analisti Mentor Kikia është shprehur se skandali seksual ku u përfshi ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është një shfrytëzim i zyrës që i kanë besuar njerëzit në mënyrën më perverse.

Komentet Kikia i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se e shqetësonte fakti i shkëmbimit të shërbimit seksual me favore e tendera.

Sipas Kikisë, kjo gjë mund të shndërrohet në normë dhe mund të ndikojë në vendimmarrjen e zyrtarëve shtetërorë.

“Është një njeri që po shfrytëzon në mënyrën më perverse që i kanë besuar njerëzit. Kur mendoj se ç’ka ndodhur në pjesën e padukshme, kjo e dukshmja më duket thjesht një perversitet. Pjesa e padukshme e kalon perversitetin. Secili është pervers në mënyrën e vetë në dhomën e vetë.

Për ta përmbyllur, pjesa e padukshme më shqetëson, ky shkëmbimi i shërbimit seksual me një tender, me një favor, shndërrohet në normë dhe ndikon vende vende vendimmarrjen. Kjo është qeverisje e dashnoreve dhe shef është dashnorja e shefit”, u shpreh Kikia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreshnik Spahiu komenton skandalin e Safet Gjicit

Kur quhet krim marrëdhënia seksuale në zyrë

Video-skandali i Safet Gjicit

SPAK zbarkon në Bashkinë e Kukësit