Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur brenda kampit të Muxhahedinëve në Manëz të Durrës, gjatë një kontrolli të zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Shtetit.
Gjithashtu, referuar deklaratave të bëra nga zëdhënësi i kampit të iranianëve u tha se 36 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dyshimet e para janë se personat nuk kanë pranuar të lejojnë kontrollin nga forcat e policisë dhe ato anti-terror, duke mos lejuar sekuestrimin e dokumenteve dhe pajisjeve elektronike.
Mirëpo, këto akuza të bëra nga kampi i iranianëve MEK në Manzë të Durrësit, janë hedhur poshtë nga Policia e Shtetit, të cilët për mediat kanë bërë me dije se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.
Prej mëngjesit të kësaj të marte, Policia e Shtetit ka zbarkuar në kampin MEK për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet ku janë sttrehuar aktivistë të opozitës irianiane. Më herët u bë me dije se këto kontrolle janë bërë në kuadër të një plani operacional në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjatë operacionit policia ka bërë të mundur sekuestrimin e pajisjeve elektronike, kompjuterav, telefonë, dronë etj.