21.06.2023 - 20:47
Një incident i rëndë ka ndodhur në një fasoneri në Krujë. Policia bën me dije se një punonjës i këtij subjekti T. L., 35 vjeç, është goditur nga një tranxhë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.