Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga Shkodra. Një bashkie e fituar pas shumë vitesh nga PS, pasi ishte një bastion blu.
Rama ka ndarë pamje nga pastrimi që po bëhet në Shkodër, teksa shkruan se kryebashkiaku Benet Beci po çliron rrugën nga regjimi i plehrave që mbulonin kazanët.
“MIRËMËNGJES dhe me Shkodrën e pastër, prioriteti i parë i emergjencës, që ka nisur të jetësohet nga Beneti për çlirimin e çdo rruge të qytetit nga regjimi i plehrave që mbulonin kazanët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Kujtojmë që vetëm 3 ditë më parë Benet Beci mori detyrën si Kryebashkiak i Shkodrës. Benet Beci i dhuroi më 14 Maj socialistëve për herë të parë fitoren në këtë bastion i cili historikisht ka qenë blu. Me një diferencë të konsiderueshme votash, Beci la pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia.