Ambasadori turk në Prishtinë Tunc Angili thotë se presidenti Rexhep Tajip Erdogan shprehu gatishmërinë për të marrë rolin e ndërmjetësit në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas mediave serbe, Angili tha se Erdogan personalisht ia ka përcjellë dëshirën e tij kryeministrit të Prishtinës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke shtuar se Turqia është gjithmonë e gatshme të ofrojë mbështetje për të dyja palët.
“Turqia kërkoi që në fillim që situata të de-përshkallëzohet përmes dialogut dhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, presidenti Erdogan pati biseda telefonike me Kurtin dhe Vuçiçin dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje, nëse palët kërkojnë ndërmjetësimin e Turqisë,”- tha ambasadori turk.