MENU
klinika

Shkodër

Pezullohet rektorja, mori 150 euro për të kaluar studentin në provim

22.06.2023 - 12:30

Suzana Golemi, Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër është pezulluar nga detyra për  “shkelje të rëndë të ligjit”, pasi ajo u denoncua në emision investigativ ku iu kërkonte lekë studentëve për të marrë provimet. Paraprakisht mësohet se Golemi është pezulluar nga detyra për një afat të pacaktuar me vendim të ministres së Arsimit, Evis Kushi.

Pezullohet rektorja në Shkodër, mori 150 euro për të kaluar
Vendimi i Kushit

Denoncimi u bë nga emisioni Stop, ku u denoncua rektorja Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej. Nga 120 studentë, 110 prej tyre, janë ngelës në lëndën e biokimisë. Ata që kanë mundësi ekonomike sipas denoncimit japin minimalisht 150 Euro për të marrë provimin. Një prej tyre i dha 150 euro rektores dhe sipas bisedës së përgjuar mes tyre, ajo i garantoi kalimin në provim./Dosja.al