MENU
klinika

James Baker

I pari zyrtar i lartë i SHBA, që vizitoi Shqipërinë paskomuniste

22.06.2023 - 12:57

Më 22 qershor të vitit 1991, vizitoi Tiranën Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan erdhi në ditët e para të pluralizmit, pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se rreth 300,000 shqiptarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, duke i rezervuar Baker-it një pritje mbresëlënëse. Populli ishte ngjeshur në sheshin kryesor të Tiranës për të dëgjuar fjalën e sekretarit amerikan.

“Kam 14 vjet në politikë dhe nuk besoj se kam parë ndonjëherë një pritje të tillë. Kjo e bën gjithçka më të jashtëzakonshme. Kjo shprehje dashamirësie dhe mbështetjeje vjen prej asaj që Amerika përfaqëson për popuj që nuk kishin prej shumë kohësh asgjë ku të shpresonin.”- u shpreh Baker-i, i pari zyrtar i lartë i SHBA-ve që vizitoi Shqipërinë paskomuniste.

Tre muaj para kësaj vizite, qe rihapur ambasada amerikane në Tiranë.