MENU
klinika

Kalendari i Kombëtares

Udhëtojmë në Çeki dhe presim Poloninë

22.06.2023 - 13:03

Kombëtarja kuqezi e futbollit, e drejtuar nga Sylvinho fitoi të martë 1-3 me Ishujt Faroe në transfertë, sfidë kjo që vlente për raundin e tretë të grupit E kualifikues në Euro 2024. Tanimë edhe pas “asistit” në Moldavisë që mundi Poloninë, Shqiponjat mbajnë vendin e dytë në grup me gjashtë pikë, një më pak se Çekia kryesuese dhe janë gati për “fluturimin” në fazën finale të Gjermani 2024.

Kalendari i ndeshjeve të ardhshme nuk është i lehtë për tanët, që kanë edhe pesë finale përpara. Gjithçka vijon në datën 7 shtator në Çeki, për të vijuar në datën 10 shtator në “Air Albania” kundër Polonisë. Do jenë dy ndeshjet e radhës që do vendosin më shumë për ecurinë e këtyre kualifikueseve.

Në 12 tetor Shqipëria vijon garën dhe pret Çekinë në Tiranë, ndërsa mbyll gjithçka në muajin nëntor. Në 17 nëntor luajmë kundër Moldavisë në transfertë, për ta mbyllur në datën 20 nëntor në shtëpi kundër Ishujve Faroe.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin