Kristjan Asllani është emri që kërkohet nga Brighton në Premier League. Lajmin e bën me dije Tuttosport, me elbasanasin që pëlqehet nga trajneri Roberto De Zerbi.
Tekniku është takuar me drejtorin e Interit Piero Ausilio, teksa mes tyre ka pasur një dialog në sfond për merkaton e Brighton dhe Inter. Sipas Tuttosport, një ndryshim në stol është absolutisht për t’u përjashtuar, të paktën për momentin.
E përditshmja torineze hedh hipoteza se në të ardhmen, anglezët mund të shfaqen në derën e Interit për dy të rinjtë premtues Kristjan Asllani dhe Giovanni Fabbian. Kujtojmë se Brighton në edicionin e fundit në Premier League u rendit në vendin e gjashtë, duke marrë pjesë në kompeticionet evropiane sezonin e ri.