Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns pretendon se Serbia ka nënshkruar marrëveshje të politikës së jashtme me Rusinë. Ajo ka reaguar në postimin e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill në Twitter i cili ka njoftuar për zhvillimin e stërvitjes së përbashkët të ushtrisë serbe me atë amerikane duke u shprehur se forcat serbe po mbajnë në mënyrë ilegale në pranga 3 policët e Kosovës.
“Kosova, një aleate demokratike e denoncuar dhe e dënuar. Më mirë ‘Platinum ëolf’, një ushtrim i përbashkët me një vend që ka nënshkruar marrëveshje të politikës së jashtme me Rusinë, si ripërtëritje pas pushimit të paligjshëm të Ukrainës dhe aktualisht është duke i mbajtur ilegalisht tre policë kosovarë”, shkruan ajo.
Gjatë ditës së djeshme ambasadori Hill është shprehur tejet i kënaqur me zhvillimin e stërvitjes së përbashkët me forcat serbe.