MENU
klinika

Profil

Amaneti i Konicës që komunizmi ja mbajti peng për 50 vite

15.12.2018 - 17:23

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1875 në Konicën e vilajetit e dikurshëm të Janinës, në kohën e Perandorisë Osmane, rreth 4 kilometra larg qytetit të Përmetit.

Vendlindja e tij Konica njihej edhe si oxhaku i bejlerëve të njohur si Zenelbejllinj.
Faik Konica, i biri i Shahin beut dhe Lalias nga Delvina.
Konica vinte nga një familje ku kishte dhe tre vëllezër të tjerë, Mehmetin, Rustemin, dhe Hilmiun.
Konica u njoh si një publicist e botues e më tej dhe si një diplomat i shkëlqyer shqiptar.

Gjatë veprimtarisë tij ai u bë një propagandues i çështjes kombëtare si dhe më tej një studiues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe.

Gjatë asaj kohe kur lindi Konica, ndodhte që fëmijët të regjistroheshin dhe më vonë nga data e lindjes, në të njëjtën mënyrë rezulton edhe me shkrimtarin e njohur. Ndonëse ai ka lindur në maj, lindja e tij rezulton e dokumentuar në muajin prill. Por kjo mund të ketë ndodhur edhe si pasojë e kalendareve që zbatoheshin asokohe.

 

Këtë gjë e pohon edhe studiuesi i njohur Agron Alibali.

Hapat e parë në rrugën e dijes, Konica i mori pranë mësuesi privat, që në vendlindje.
Më vonë, Konica u zhvendos në Shkodër ku dhe vijoi Kolegjin Savarian të Jezuitëve për rreth dy vite me rradhë.

Bëhej fjalë për vitet 1883 deri në 1885.

Aty Konica udhëtoi drejt një horizonti të ri, drejt mësimittë lëndëve të huaja dhe ndoqi disa gjuhë, ndër to: italisht, latinisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Por ky qëndrim në Shkodër zgjati vetëm dy vite duke qenë se më vonë u rikthye përsëri në vendlindje ku qëndroi për rreth një vit.
Largimi i tij i radhës ishte drejt Stambollit, ku u fut në dyert ë Liceut Perandorak të Gallatasarait.

Jeta e tij kishte marrë tiparet e një studenti mërgimtar.

Pas studimeve në Stamboll, asgjë nuk mbaron aty pasi u bë pjesë e masës studentore që studionte në College de Lisieux në Normandi.
Paskëtaj, Konica u zhvendos në jug të Francës ku mori dhe studimet e llojit klasik, në letërsi dhe filozofi.

Në jug Konica studioi deri në vitin 1894 në Lycee de Carcassonne.
Më 1893, gjatë “Année du Rhétorique” doli studenti i parë i kursit në lëndën e Kompozicionit në frëngjisht dhe në përkthimet latine.

Përfundoi studimet universitare me diplomën of Bachelier de l’Enseignement Secondaire Classique (Lettres – Philosophie) në Fakultetin e Letërsisë të Dizhonit (Université de France) në 16 Nëntor 1895, ku u pagëzua i krishterë katolik me emrin Domenik, që e ka përdorur edhe në një letërkëmbim “beg Faik – Dominik Koniza”.

Në vitin 1895-1896 Konica filloi studimet pas-universitare tek Collège de France në Paris, ku u përqëndruar në “letërsinë mesjetare frënge, dhe letërsi romake”.

Një nga sukseset e tij më të mëdha është edhe themelimi i revistës së përkohshme të quajtur “Albania”, në vitin 1897 në kryëqytetin e sotëm të BE-së, Bruksel.

Kjo revistë u botua nga Konica me ndihmën e autoriteteve austro-hungareze.

faik konica-konica.al

Konica ndenji për disa kohë në Belgjikë, dhe sipas disa dokumentave belge, na provohet dhe fakti që Konica kishte krijuar një familje gjatë periudhës kur jetonte në Francë.

Sipas të dhënave të dokumentuara Konica kishte një djalë të quajtur Henrik, që mësohet të ketë lindur në vitin 1897, me një franceze të quajtur Sophie Annette Hygon.

5 vitet e ardhshme të jetës së tij, pas Belgjikës, Konica i kaloi në kryeqytetin britanik, në Londër, ku punoi në Departamentin e Dorëshkrimeve të Muzeumit Britanik.

Veç këtyre, atje Konica studio dhe disa të dhëna e dokumente shtetërore veneciane që lidheshin me Shqipërinë si dhe me dorëshkrime të tjera, disa prej të cilave i botoi tek “Albania”.

U largua nga Londra.
Kësaj radhe Konica kaloi oqeanin dhe u nis drejt SHBA-ve, si ftuar prej shqiptaro-amerikanëve për të dhënë një varg leksionesh.

Fan Noli e konsideronte Konicën si një njeri me kulturë të lartëandaj më 22 tetor të viti 1909 i la në dorëzim edhe redaksinë e gazetës “Dielli”, një botim javor i Shoqërisë “Besa-Besë”.

Konica punoi si kryeredaktor i kësaj reviste prej së cilës u largua pas një viti për tu rikthyer sërish në 1913.

Duke ruajtur lidhjet edhe me SHBA-në, Konica u caktua si anëtar i Komisionit për Bashkimin e organizatave shqiptare në SH.B.A.

Jo vetëm kaq, por u zgjodh edhe si anëtar i pleqësive të krijuara në kuadër të përpjekjeve të mbarë patriotëve shqiptare.

Pas përfundimit të stinës së provimeve për Faikun nuk do të kishte më asnjë ditë pushimi të lirë. Përreth një muaj rrjesht, nga 19 maj 1912 deri në 16 qershor 1912 Konica do të udhëtonte pa rreshtur në mbarë Anglinë e Re duke ngritur dhe organizuar degë të reja të oragnizatës patriotike ‘Vatra’.

Konica ishte regjistruar gjatë semestrit t 137 dytë të vitit shkollor, në mars të vitit 1912, pranë Zyrës së Emërimeve të Universitetit të Harvardit, dhe në arkivin e tij privat më 13 mars 2006 iu gjet Kërkesa për Punësim, përmes së cilës mëtonte të punësohej si “pedagog në kolegj, shkollë normale ose shkollë tetëvjeçare; në lëndët: gjuhë romanse, kryesisht frengjisht dhe italisht”.

Pyetjes se në cilat pjesë të SH.B.A. dëshironte të punonte ai iu përgjigj: “Më 1912-1913, në rrethinat e Cambridge-it; në vitet e mëpasme kudo”.

faik konica-konica.al

Sipas studjuesit Alibali synimi i tij për të mos u larguar nga Bostoni në një periudhë kritike të lëvizjes shqiptare në Amerikë përkon edhe me veprimtarinë e ethshme të Konicës e Nolit gjatë këtyre dy vieteve në kuadrin e Vatrës.

Fakti që formulari i punësimit është gjetur në arkivën private të Faikut, dhe jo në Arkivën e Universitetit tregon se Konica nuk e dorëzoi atë tek zyra përkatëse. Sipas Kastratit, Konicës iu ofrua në fund të studimeve një vend pune si pedagog i anglishtes në Universitin e Pekinit në Kinë.

Me efektin domino të shpejtë të ngjarjeve të gjysmës së dytë së 1912 dhe shpërthimin e Luftës Ballkanike, Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Vatrës i 16 shkurtit 1913 vendosi të dërgonte Faik Konicën si delegat në Kongresin e Triestes ku miratuan një rezolutë në mbështetje të Qeverisë së Përkohshme dhe kundër përpjekjeve për copëtimin e Shqipërisë.

Në gusht u kthye në Shqipëri, ku pasi e kishtequajtur “njeri të papërgjegjshëm, ambicioz dhe më të urryerin nga shqiptarët” në Vjenë, iu bashkua tarafit të Esad pashë Toptanit, në tetor ndihu në formimin e Pleqësisë së Shqipniës Mesme.

Më 3 nëntor në rrugët e Durrësit u shit numri i parë i gazetës së Pleqësisë, Ushtimi i Krojës, që drejtohej nga Konica.

Pas diskutimeve për ardhjen e princit, Konica pati një zënkë me Toptanin. Më 7 mars 1914 priti Princ Vidin i veshur me fustanellë të bardhë deri te gjunjët, xhokën e zezë krahëve dhe këpucë allafrënga.

Gjatë një qëndrimi dyvjeçar në Vjenë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, u takua me Ahmet bej Zogollin të internuar nga austro-hungarezët dhe u bënë miq. Së bashku u takuan sërish në Itali, ku Konica ishte përfaqësues jo shumë aktiv si delegat i Vatrës dhe kish refuzuar një ofertë për t’u emëruar përfaqësues diplomatik i qeverisë shqiptare në Romë.

Pas këtyre ngjarjeve, Konica u largua nga Napoli ku gjendej drejt Bostonit ku nag Vatra ju kërkua të bëhej kryetar i saj.
Bëhet fjalë për vitet 1921-1922 kur Zogu u bë kryeministër i vendit dhe Konica nisi qasjen kritike ndaj tij.

Qasje kjo e cila do ndryshonte me kalimin e kohës deri kur Konica, përmes publicistikës së tij jo vetëm që nuk kritikonte por shprehej gjithnjë e më shumë si një educator.

Më 13 korrik 1926 dorëzoi letrat kredenciale si Ministër Fuqiplotë i Republikës në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Në vitin 1926 Ahmet Zogu e emëroi Konicën ministër fuqiplotë në SHBA, post që e ushtroi deri në vitin 1939, kur Italia e pushtoi Shqipërinë.

Pas kësaj u shfuqizua nga Qeveria Amerikane ngaqë delegata e diplomacisë shqiptare ishte zhytur në borxhe, dhe në këtë mënyrë prishi përfundimisht raportet me Ahmet Zogun, që i ristabilizon më 1942 në verë për çështjen shqiptare nën okupacionin italian.

Faik Konica, vdiq dhjetorin e vitit 1942 më 15 si sot, në Washington si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Dhe drejt banesës së fundit ëstë përcjellur nga adhurimi i tij, kënga e kompozitorit të famshëm Vagner.

faik konica-konica.al

Konica la dhe një testament të tijin në të cilin shkruhej :

“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe.

Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë.

Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”

Pavarësisht amanetit të shkruar në testament, Noli dhe Lamja i vogël(Sejfulla Malëshova) nuk mundën të bënin dot asgjë për 50 vite duke qenë se sistemi komunist e ndaloi kthimin e eshtrave të tij në tokën shqiptare.

Por, asgjë nuk u la me kaq, ndaj më 4 mars 1946 Noli i shkruante Lames që të ndikonte tek autoritetet shqiptare të plotësohej amaneti i Konicës. Pasi Malëshova nuk mundi të bënte gjë, ndërhyri vet tek autoritetet shqiptare dhe fatkeqësisht, për arsye politike, nuk gjeti mirëkuptim.

Eshtrat e tij u kthyen në atdhe, në një ditë maji të vitit 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri.
Kështu u plotësua amaneti i Konicës, të anatemuarit, njeriut “që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare” , “shkrimtarit reaksionar”, sikurse u quajt paturpësisht, i cili u letua nga letrat shqipe për motive politike.

Në këtë turp morën pjesë edhe shkrimtarët e kritikët letrarë, të cilët kurrë nuk do të kenë forcë, përmes kritereve estetike, ta zhvendosin nga maja e kulturës shqiptare. Atje është i përgjithmonshëm.

I veçanti, tekanjozi – Faik Konica. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.

faik konica-konica.al

Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Veprat e Faik Konicës:

• Ç’është liria
• Dr. Gjilpëra
• Shqipëria si m’u duk
• Përalla e tregtarit dhe e xhindit
• Lopa dhe bajga

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!