MENU
klinika

"Vala e dytë e sanksioneve mund të vijë shpejt"

Rama i vendosur: Pa u liruar 3 efektivët ndërpriten komunikimet tona me Serbinë

23.06.2023 - 14:13

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp nga ambientet e Kryeministrisë në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama u shpreh se vala e parë e sanksioneve ndaj Kosovës është vendosur në lëvizje, ndërsa paralajmëroi se nëse vijohet në këtë rrugë vala tjetër mund të vijë shumë shpejt.

Sipas tij kjo valë sanksionesh do jetë e egër për të dyja palët, duke nënkuptuar se do prekë si Prishtinën ashtu edhe Beogradin.

Sakaq, Rama deklaroi se “ajo që po gatuhet në veri të Kosovës është e tmerrshme”, ndërsa theksoi sërish se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

 

 

“Vala e parë e sanksioneve është vënë në lëvizje, vala tjetër mund të vihet shumë shpejt në lëvizje dhe do jetë e egër për të dyja palët. Ajo që më intereson është
Këta që luftojnë në Facebook me të shara kanë arritur në konkluzionin se nuk na duhet as Europa e as SHBA, ndërsa kanë përfytyruar një David të vogël që po lufton me Goliathin e madh. Ajo që po gatuhet në veri të Kosovës është e tmerrshme”, u shpreh Rama.

“S’janë 3 njerëz që i kanë kapur se kanë bërë krime siç janë ata që janë kapur në Kosovë. Janë 3 efektivë policie që janë kapur se pse ka kaluar një vijë kufiri që është e paqartë se ku ndodhen. Po pastaj, çfarë bën atje? Çdo komunikim me Serbinë do të jetë lironi 3 policët. Nëse nuk do të lirohen 1 vit, 2, 3 vite nuk do të këtë marrëdhënie. Nuk nënkuptoj ndalim kamioni,” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN