MENU
klinika

Kukësi ende pa datë

Lokalet për Bashkinë e Rrogozhinës, KQZ propozon 23 korrikun për përsëritjen e procesit

23.06.2023 - 16:40

Zjedhjet lokale për Bashkinë e Rrogozhinës do të zhvillohen në datë 23 Korrik. Kështu ka propozuar ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkohë pritet që vendimi përfundimtar të merret të hënën.

Kolegji Zgjedhor vendosi të ripërsërisë zgjedhjet në Rrogozhinë pas ankinimit të rezultatit nga ana e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Nga ana tjetër pritet që në ditët në vijim të caktohet një datë edhe për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit pas shpalljes së vakancës nga ana e qeverisë.

Kukësi mbeti pa kryebashkiak, pas dorëheqjes së Safet Gjicit i cili u përfshi në një skandal seksual pas publikimit të një video nga zyra e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Për të ruajtur profesionalizmin dhe pavarësinë e institucioneve”

E plotë/ Çfarë parashikon formula e propozuar nga opozita për KQZ

Opozita nuk pranon humbjen në 3 qytete

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në 9 bashki