MENU
klinika

"Largimet nga vendi, në nivel biblik!"

Plani i qeverisë për kushtëzimin e diplomave, Alimehmeti: Po tentojmë të mbajmë të rinjtë me dhunë

23.06.2023 - 16:44

Anëtari i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Ilir Alimehmeti, është shprehur se plani i qeverisë për kushtëzimin e diplomave për studentët e mjekësisë, është një tentativë për të mbajtur të rinjtë me dhunë në Shqipëri.

Komentet Alimehmeti i bëri përmes një interviste, ku tha se largimet nga Shqipëria gjatë këtyre viteve janë shqetësuese dhe në nivel shumë të lartë.

Ai shtoi se ky plan i qeverisë i shtyn studentët që ta braktisin mjekësinë që në momentet e para, pa hyrë ende në universitet.

“Nuk zgjidhen gjërat me dhunë, por me metodën e vetë me dashuri për njerëzit. Në Shqipëri po jepet mesazhi se nuk ja vlen t’i futesh shkoncave mjekësore. Pra mesazhi është, ikni që në vit të parë. Pra vazhdon e njëjta axhendë e përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria. Jemi dëshmitarë të largimit masiv të niveleve biblike nga Shqipëria. Këto janë kostot e universitetit privat. Por universiteti privat përfshin edhe një llokmë përfitimi.

Pra është një degradim i sistemit shëndetësor, arsimor dhe shoqëror. Po tentojmë të mbajmë brezat e të rinjve me dhunë në Shqipëri. Njësoj sikur po iv endos hekurat. Po pas 3 viteve, a do të qëndrojmë më këta mjekë këtu, apo do ikin? Të jeni të bindur që do të largohen edhe më shumë. Po largove mjekët do të heqësh shërbimin shëndetësor për njerëzit. Të jemi konkret, nuk janë këto hapat për të çuar përpara një sistem shëndetësor. Sistemet shëndetësore bazohen mbi njerëz që u shërbejnë njerëzve të tjerë. Nëse nuk ke një aleancë të bazuar mbi vlera me burimet njerëzore, je në mënyrë të vendosur i destinuar drejt dështimit. Këtu është zgjedhur rruga e kundërt, jo rruga drejt perëndimit. Mungesa e transparencës është një tjetër vlerë perëndimore. Përmes këtij drafti cënohet e drejta e lëvizjes së lirë.

Ky drejtim ka shkaktuar humbjen e shpresës së të rinjve tanë, të cilët duan të ikin sa më parë. 92.5 % e fëmiëjve e nipërve tanë duan të ikin. Po të shihni vit pas viti aplikimet, numri i të regjistruarve është më i ulët. Duhet t’u japim njerëzve arsye për të qëndruar. Mjekësia është degë afatgjatë, 6 vite është studim, 4 vite specializim, etj. Pra rreth 15 vite në total. Askush nuk do të punojë për të ardhmen, do të punojë për momentin. Duhet të punojmë për të thurur një të ardhme për të gjithë. Po nëse ata nuk futen që në vit të parë në mjekësi, atëherë çfarë do të bësh? Këta nuk e mendojnë fare të nesërmen”, është shprehur Alimehmeti.