MENU
klinika

Kreshnik Spahiu: Ata krijuan një ‘geto’

“Muxhahedinët që shkelën vijën e kuqe duhen larguar nga Shqipëria”

23.06.2023 - 20:11

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ata përfaqësues të opozitës iraniane në Shqipëri, që kanë shkelur kompetencat dhe janë futur në betejë diplomatike me Iranin dhe NATO-n duhet të dëbohen menjëherë nga Shqipëria.

Sipas Spahiut, lufta kibernetike që muxhahedinët e strehuar në Shqipëri bënin me regjimin e Iranit dhe vende të tjera perëndimore ishte një vijë e kuqe e shkelur dhe kjo nuk duhet të tolerohet.

“Duke i futur në katundin e Manzës ata krijuan një lloj geto, ata un fokusuan 100 për qind në aktivitetin e tyre politik kundër regjimit të Iranit. Kjo i përqendroi ata në një luftë virtuale, kjo bëri që të futeshin në një luftë kibernetike ndaj Iranit dhe shteteve të tjera perëndimore.

Këtu e kaluan vijën e kuqe, se kur Irani godiste vendet e NATO-s, tani e legjitimonte me faktin se sulmet i vijnë nga një vend i NATO si Shqipëria. Ndërhyrja e policisë shqiptare në kamp ka qenë legjitime dhe padyshim që opozita e MEK s’mund të konsiderohet përfaqësuese e gjithë popullit iranian.

Ndëshkim kolektiv nuk ka duhet të ketë, gjykim individual sipas statusit të emigrantit. Kush ka kaluar kompetencat dhe janë futur në betejë diplomatike me Iranin dhe NATO-n duhet të dëbohen menjëherë nga Shqipëria”, tha Spahiu

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN