24.06.2023 - 10:26
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell për komentin e tij për serbët e arrestuar në veri.
Gërvalla ka shpjeguar se ndryshe nga rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës të cilët po mbahen peng, arrestimi i serbëve është bërë me procedurën ligjore.
“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n? Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi është bërë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë të paligjshme.”– tha Gërvalla.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
DW për takimin në Bruksel
“Kurti dhe Vuçiç sí japin as dorën njëri-tjetrit”
Gjeneral ® Piro Ahmetaj
Ardhmëria e Kosovës, e kërcënuar nga delirantët e mbiPushtetshëm në Prishtinë
"Deklarimet janë të pavërteta"