MENU
klinika

Përkon me skadencën e kontratës me “galaktikët”

Ançeloti te Brazili, Neymar jep bekimin

24.06.2023 - 14:53

Pas Rodrigos, në deklaratë mbi mundësinë që Karlo Ançeloti të zbarkojë në radhët e përfaqësueses braziliane, radha i ka takuar Nejmarit të “lobojë” në ftesën e teknikut të Realit sezonin pasues, që përkon me skadencën e kontratës me “galaktikët”.

“Ançeloti ka fituar gjithçka të mundshme në rangjet për klube. E dhënë e mjaftueshme për t’i besuar pankinën një personaliteti me kaq influencë në botën e trajnimit. Grupi ynë ka potencial të jashtëzakonshëm, megjithatë nevoja e timonierit merr nuanca dominuese, kështu që Karlo e ka bagazhin e pasur kur flasim për tituj”, ishin frazat e Nejmarit.

Duhet thënë se krijimi i raporteve pozitive më numrin “10” te “Seleçao” vështrohet si gjysma e punës për çdo trajner në kampin e brazilianëve, pasi kapriçot e 31-vjeçarit zakonisht kanë sjellë frymë negative në kombëtare.

Si i ka rreshtuar kuqezinjtë në stërvitjen e të mërkurës

FORMACIONI/ Silvinjo i ka idetë e qarta për Çekinë

Do të mbahet mend për golin në Portugali

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

“Tifozët janë një shtysë e madhe për ne”

Ramadani: Ja çfarë ndryshojmë kësaj radhe ndaj Çekisë