MENU
klinika

Nën akuzë për korrupsion pasiv/ Sa vite burg rrezikon?

Arrestohet ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

24.06.2023 - 19:05

Safet Gjici rrezikon një dënim deri në 7 vite burg, pas akuzës së ngritur ndaj tij nga ana e SPAK, për korrupsion pasiv bazuar në nenin 260.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se një nga indiciet e para të prokurorisë për nisjen e hetimeve, ka qenë pikërisht letra e tij e dorëheqjes ku ka pranuar se është ai personi që shfaqet në videoskandalin e publikuar.

Por këtu fillojnë edhe telashet ligjore për Gjicin, pasi në letër ai ka pretenduar se ka lidhje intime me vajzën me të cilën kryen marrëdhënie seksuale. Por ai nuk ka thënë vendbanimin e saktë të saj kur është pyetur nga prokurorët dhe nga ana tjetër ajo prezantohet me një emër të rremë kur shfaqet në zyrën e tij.

Nga ana tjetër, thotë Lala, Gjici nuk ka dhënë detaje për atë që ndodh pas aktit seksual, ku është filmuar duke biseduar me vajzën për një tender për sterilizimin e qenve të qytetit.