Për herë të parë pas 32 vitesh bashkinë e Shkodrës e drejton një përfaqësues i së majtës. Benet Beci, i cili u shpall fitues në zgjedhjet e 14 majit, mori zyrtarisht detyrën më 19 qershor, që shënoi edhe nisjen e mandatit të tij 4-vjeçar.
Sot kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga brenda zyrave të bashkisë së Shkodrës, të cilat shihen se janë në një gjendje kastastrofike.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment, shkruan kryeministri Rama, ndërsa shton se shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin ‘demokratik’ të tre dekadave.
‘Mirëmëngjës dhe me brendinë e Bashkisë Shkodër, ku pamjet s’kanë nevojë për koment dhe shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin “demokratik” të tre dekadave, ju uroj një ditë një të diel të qeshur!’- shkruan Rama.
Benet Beci, doli fitues ne zgjedhjet e 14 Majit, duke thyer për herë të parë një bastion të demokratëve si Shkodra, duke mundur rivalin demokrat Bardh Spahia, me 11700 vota diferencë.