MENU
klinika

Zgjedhja e 300 deputetët e rinj

Gati 10 milionë grekë i drejtohen kutive të votimit

25.06.2023 - 11:27

Greqia voton sot për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

9.813.595 grekë mes tyre 4.763.264 burra dhe 5.050.331 gra, do t’i drejtohen sot kutive te votimit për të zgjedhur parlamentin e ri me 300 deputetë.
Në votime marrin pjesë 32 subjekte politike prej të cilëve, sipas sondazheve të fundit, në parlament do të hyjnë 4-8 formacione politike.

Sondazhet kryesohen ndjeshëm nga Demokracia e Re e Qyriakos Mitcotaqis i ndjekur nga Syriza e Aleksis Cipras dhe Pasok me në krye Niko Andrulaqis.
Deri në orën 09:15 sipas orës lokale procesi ishte hapur në të gjithë qendrat e votimit. Janë vënë re vonesa në paraqitjen e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore, por Ministria e Brendshme njoftoi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit.

Analistët thonë se e diela e dytë pritet të ketë pjesëmarrje edhe më të vogël se procesi 19 majit, pasi qytetarët pritet të preferojnë t’i drejtohen plazheve të shumtë të vendit, edhe për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë këto ditë në territorin e vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mitsotakis shpreson për shumicë absolute

Grekët votojnë për herë të dytë në një muaj


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi