MENU
klinika

Pa dallim partie politike

Studentët paralajmërojnë: Të hënën protestë me përmasa kombëtare

15.12.2018 - 18:21

Studentët kanë paralajmëruar për një protestë masive të hënën, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve tu bashkohen në orën 10 para Kryeministrisë.

Sinjali i parë për një bashkim kombëtar u dha këtë të shtunë, teksa protestës iu bashkuan banorët e Astirit, minatorë dhe qytetarët që kërkojnë uljen e çmimit të karburanteve.

“Kemi bërë thirrje vazhdimisht për qytetarët të na bashkohen.Sot ka pasur një diskutim për arsimin e lartë.Është e natyrshme që qytetarët ti bashkohen protestës në përpjekje për të luftuar dhe për të drejtat e tyre si çmimi i karburanteve, të drejtat e minatorëve etj.” thotë një studente.

protesta e studenteve-konica.al

Një tjetër student shprehet:

“Sot ishte një ndërgjegjësim kombëtar duke u dhënë të drejtë dhe kauzave të të tjerëve. Të jemi të gjithë bashkë kundër padrejtësive. Ne nuk jemi antikombëtar, po japim forcën e shpirtit. I bëjmë thirrje çdo prindi, pedagogu, çdo qytetari të na bashkohet të hënën, ti tregojmë Kryeministrit që kjo protestë është e drejtë.Do ja dalim deri në fund. Të hënën në 10 do të jemi të gjithë te Kryeministria.”

Studentët u kanë hapur “derën” edhe studentëve që janë pjesë e forumeve të partive, por pa kartat e anëtarësisë.

“Falenderoj kryetaren e LSI, të PD, dhe vetë Kryeministrin nëse u bëjnë thirrje forumeve përkatëse, sepse ata janë studentë. Uroj që kartat e anëtarësisë ti djegin. Nuk e kuptoj pse kryeministri kërkon të negociojë diçka që është e panegociueshme. I lutem të Kryeministrit të mos e injorojë. Këtu nuk është askush zot i kësaj proteste, vetëm shpirti i lirë.Thirrje politike dhe partiake nuk ka”, shprehen studentët.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”