MENU
klinika

Transformimi rrënjësor

Rama: Driloni, gati për të mirëpritur turistët

26.06.2023 - 12:05

Shqipëria është sugjeruar këtë vit më shumë se asnjëherë nga mediat e huaja si destinacioni ideal turistik. Teksa sezoni ka nisur, pritet që të ketë një bum turistësh në vend.

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar mëngjesin e kësaj të hëne pamjen fantastike të Drilonit. Rama thekson se në Drilon janë vënë në jetë projekte transformuese dhe që do e bëjnë atë akoma më atraktiv për turistët e huaj e vendas.

“Mirëmëngjes dhe me Drilonin që këtë verë do të jetë falë vënies në jetë të një super projekti transformues në një nga destinacionet mahnitëse për të gjithë vizitorët, të huaj apo vendas, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Driloni është një burim natyror i ujit si dhe një monument natyror në Pogradec, i cili karakterizohet nga gjelbërimi, qetësia dhe bukuria.