MENU
klinika

40 vjet përvojë në ligj dhe rend

Giovanni Pietro Barbano vendoset në krye të EULEX-it

26.06.2023 - 13:16

Giovanni Pietro Barbano është vendosur në krye të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Lajmi është bërë i ditur nga EULEX përmes një njoftimi zyrtar, ku theksohet se Barbano pranoi të merrte detyrën, mes tensioneve Kosovë-Serbi.

“Misioni është një mjet i shkëlqyer për përgjigjen më të gjerë të BE-së ndaj sfidave të sigurisë, pasi EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës. Brenda kufijve të mandatit të tij, Misioni do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin në Kosovë, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj”, ka thënë ai.

EULEX bën me dije se ai është gjeneralmajor i karabinierëve italianë me më shumë se 40 vjet përvojë në ligj dhe rend, në aktivitete policore dhe operacione paqeje.

“Me një ndjenjë të madhe përgjegjësie i marr sot detyrat e mia si Shef i EULEX-it, një partner strategjik i Kosovës në sundimin e ligjit dhe sigurisë. Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për mandatin jetik të Misionit, unë do të punoj me integritet dhe profesionalizëm për të përmbushur moton e Misionit ‘Partneritet për Drejtësi’, për të ndikuar pozitivisht në terren dhe për të avancuar qëllimet tona të përbashkëta për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë Barbano.

Barbano pason diplomatin suedez, ambasadorin Lars-Gunnar ëigemark, i cili përfundoi mandatin e tij si Shef i Misionit më 25 qershor.