MENU
klinika

Kreu i sindikatës së punonjësve të Universitetit të Shkodrës: E turpshme

“Rektorja duhet të ishte dorëzuar”- Skandali me ryshfetin

27.06.2023 - 11:15

Kreu i sindikatës së punonjësve të Universitetit të Shkodrës, Peter Saraçi, në një deklaratë për mediat është shprehur se drejtuesit e këtij institucioni po përpiqen ta kalojnë në heshtje skandalin e ryshfetit ku u përfshi rektorja Suzana Golemi.

Ai u shpreh se rektorja, e cila është shpallur në kërkim pas publikimit të një video ku u merrte para studentëve për provimet, duhet të ishte dorëzuar.

“Kërkojmë mbledhjen e senatit, pezullimin e 2 personave në video, priten edhe publikime te tjera ne media. Të merren masa”, thekson Peter Saraçi.

Kreu i sindikatës: “Shpreh indinjatën për drejtuesit e universitetit. Kërkojnë ta kalojnë në heshtje, kërkohet ndërhyrje emergjente, një situatë e turpshme dhe absurde.

Kërkojmë mbledhjen e senatit, pezullimin e 2 personave në video, priten edhe publikime te tjera ne media. Të merren masa.

Situatë e vështirë në universitet, nuk dihet çfarë po ndodh. Nuk besoj në zgjidhje te organet e drejtësisë.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë me drejtues të institucionit kjo gjë. Rektorja duhej ishte dorëzuar. Shpresoj të mos dëmtojë në regjistrimet e reja për universitetin”,