MENU
klinika

Rend i ri në futbollin botëror

Fondi i Arabisë Saudite kërcënon ligat e forta të Europës!

27.06.2023 - 16:59

Futbolli botëror po ndryshon dhe këtë e kanë vërtetuar pak ditë merkato vere që janë bërë deri më tani. Protagonisti kryesor dhe shumë i fuqishëm është fondi sovran i Arabisë Saudite, ose shkurt PIF, që po transferon yjet e futbollit botëror në kampionatin e saj kombëtar. Gjithçka nisi me një emër të rëndë si Cristiano Ronaldo, ndërsa javët e fundit kanë kaluar në Arabinë Saudite Benzema, Kante, Ziyech, Koulibaly dhe Mendy, ndërkohë që shumë të tjerë janë rrugës. Kontrata sezonale nga 200 ose 300 milionë euro janë të parezistueshme për futbollistët.

PIF është krijuar në 1971 dhe aktualisht udhëhiqet nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, ndërsa ka nën menaxhim mbi 600 miliardë euro, duke u renditur si një nga fondet më të forta në botë. Aktualisht ata kanë vendosur që 30% të kësaj shumë, ose 180 miliardë euro, ti investojnë në sport. Gjithçka ndryshoi nga 2014 kur këshilli i ministrave vendosi që PIF të investonte edhe jashtë vendit, pasi deri atëherë paratë lëviznin vetëm në Arabinë Saudite. Nën menaxhimin e PIF është edhe klubi i Neëcastle në Premier League, për të cilin u krijuan shumë pikëpytje mbi paratë që vijnë nga Arabia Saudite. De Facto PIF kontrollon mbretërinë e Arabisë Saudite dhe shumë të drejta njerëzore atje nuk respektohen.

E megjithatë tani objektivi është krijimi i një prej ligave më të forta në botë. Brenda 2-3 viteve kampionate si Bundesliga, Seria A dhe La Liga duhen të lihen pas, ndërsa vetëm Premier League angleze mund ta konkurojë. Diçka të tillë e tha i pari Cristiano Ronaldo, i cili teksa prezantohej te Al Nassr tha se shumë shpejt do jemi liga më e fortë në botë. Shumë fillimisht menduan se Arabia Saudite do jetë e ngjashme me Kinën e para disa viteve, ose do investonte vetëm për Botërorin e 2030, por tani projekti ka qëllime të ndryshme. Rreth 75% të ekipeve në Arabi kontrollohen nga PIF dhe kanë më shumë se dy muaj kohë për t’u përforcuar me emrat më të lakmueshëm në botë. Nën kërcënim janë klubet e mëdha me ekonomi të brishtë në Europë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin