Studentët janë sot në ditën e 11-të të protestës para Kryeministrisë, duke theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat e bëra tashme publike, për të cilat kërkojnë vetëm plotësim nga ana e Kryeministrit dhe jo dialog mes palëve.
Dekanati i Fakultetit ë Ekonomisë i është përgjigjur studentëve, të cilët nga protesta thanë se dekani Dhori Kule, nuk kishte shkuar në takim.
Dekanati bën me dije se është i hapur për çdo takim, por studentët nuk kishin caktuar as orën dhe as datën se kur do të zhvillohej takimi.
Këshillat Studentorë kanë dalë me një deklaratë dhe kërkojnë që të hënën studentët të kenë mbështetje nga të gjithë për të pasur sa më shumë masivitet. Në deklaratën e tyre shkruhet se protesta si zakonisht do të nis në orën 10:00.
Studentët e fakultetit të Ekonomisë janë bashkuar masivisht në protestën para Kryeministrisë.
Ata kanë kërkuar një mbledhje me dekanin Dhori Kule, por kjo mbledhje nuk është zhvilluar pasi sipas tyre asnjë prej drejtuesve të Fakultetit nuk ka qenë i pranishëm. Më pas ata kanë braktisur fakultetin dhe janë bashkuar me studentët e tjerë në Kryeministri.
Pasi janë bashkuar në protestë ata kanë bërë thirrje kundër dekanit të tyre thuke u shprehur njëzëri: Dhori ik, Dhori ik!