MENU
klinika

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta

“Hesapet” e vjetra me drejtësinë shqiptare të Fredi Belerit

28.06.2023 - 10:53

Çështja e Fredi Belerit ka ndezur një debat të nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gazetari Artan Hoxha, i cili e ka zbuluar vetë me gojën e tij se grekët e kanë shpallur “non grata” në lidhje me qëndrimet e ashpra dhe të vërtetat që i ka plasur në sy, ka nxjerrë prapaskena të forta në lidhje me zhvillimet e fundit. Sipas tij, qëndrimi i deputeti Vangjel Dule në mbledhjen me konstituimit të këshillit bashkiak të Himarës ditën e djeshme ishte një skandal. Brenda sallës, ishin dhe mbështetës së Fredi Belerit, ambasadorja e Greqisë, familjarë të tij dhe deputeti Vangjel Dule. Kryebashkiaku minoritar që ndodhet në qeli për blerje votash, i dërgoi këshillit një letër duke thënë se leja për tu betuar iu refuzua qëllimisht, që kryeministri Rama sipas tij të tjetërsojë vullnetin e himariotëve. Hoxha teksa ka nxjerrë dhe një dokument nga arkivat, shprehet se Beleri nuk duhet të lejohej të kandidonte në zgjedhjet e 14 majit, pasi sipas tij ai duhet të ishte në burg prej vitesh.

Hoxha reagon ashpër ndaj Vangjel Dules
Sipas tij, Beleri ka qenë i hetuar për masakrën e Peshkëpisë, si edhe ka qenë i dënuar për përdhosje të simboleve kombëtare në vitin 2003 edhe pse nuk është arrestuar kurrë. “Vangjel Dule, deputet i Kuvendit te Shqipërisë nga lista e PD-se: “Fredi Beleri është frymëzim për qytetaret e Himares”… Ndërsa po ndiqja zhvillimet nga Himara nuk e di pse mu kujtua kjo dëshmia qe vete Fredi Beleri, ky “hero” i Vangjelit, ka dhënë përpara prokurorisë së Krimeve të Renda. Bejleri pranon se është dënuar per “fyerje te simboleve kombëtare dhe nxitje te urrejtjes”. Për këtë vepër penale, ne vitin 2006 gjykata e Vlores e ka dënuar me 3 vite burg. Beleri thotë ne dëshminë e tij, se ky dënim nuk u ekzekutua kurre, pasi ai u arratis ne Greqi dhe qëndroi aty i pa kapur nga autoritetet greke, deri sa dënimi u prashkrua…Qirje Vangjelis, “palikari” yt, është i dënuar nga drejtësia shqiptare për dhunim te simboleve kombëtare dhe iu shmang drejtësisë duke u fshehur ne Greqi. Pra herën e pare, “heroi” Vangjelit çau ferrën sepse nuk e arrestuan ne kohen e duhur. Tani Dule, po na betohet se duhet ta nxjerrin nga burgu “heroin” pa u bere gjykimi, sepse këtë radhe, ai është kryetar bashkie dhe nuk do arratiset për t’u fshehur ne Greqi…”

Letra e Belerit nga burgu nuk është shkruar prej tij
Gjithashtu, Artan Hoxha tha në një intervistë dje se letra e Fredi Beleri nga burgu nuk është shkruar prej tij. Sipas Hoxhës, qëllimi i asaj letre ishte më tepër që ta dëgjonin ndërkombëtarët në Tiranë. E njëjta gjë, u shpreh Hoxha, mund të thuhet edhe me banderolën e shpalosur në Himarë ku kërkohej lirimi i Belerit, e shkruar as në shqip e as në greqisht, por në anglisht. “Pashë atë letrën e Belerit sot…E kemi parë në media që nga 2000 Belerin, kur shkaktonte trazira në Himarë, sot Himara trazohet nga Beleri. E dimë pak a shumë edhe formimin dhe mënyrë si artikulon, sa bagazh ka. Ajo letra duket që ishte shkruar nga një mendje më e hollë, më dinake se e Belerit. Ajo letër ishte më tepër që ta dëgjonin vendet e BE, ndërkombëtarët, zyra e OSBE dhe BE në Tiranë. Po ta vije re edhe banderola e sotme në Himarë nuk ishte as shqip, as greqisht, ishte anglisht. Për ta treguar si një shkelje e rëndë që Shqipëria po u bën të drejtave të njeriut në zonën minoritare të Himarës, që nuk është e vërtetë, se nuk është zonë minoritare dhe Beleri është një person që është kapur duke blerë vota. Ka video që unë e kam, por s’mund ta publikoj se prish hetimin”, tha Hoxha.

Kush janë politikanët në Tiranë që spiunojnë në Athinë?
Gazetari Hoxha zbuloi se grekët janë tërbuar nga arrestimi i Fredi Belerit sa kanë filluar të arrestojnë spiunë fals, siç ishte rasti i fundit i dy shqiptarëve, 63 dhe 67-vjeç, të cilët rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për spiunazh. Ato u arrestuan në territorin e një zone ushtarake në Stacionin Detar të Salamis pasi u pikasën nga ushtarët. Mediet thanë se të arrestuarit ishin në gjendje të dehur. “Greket janë tërbuar pse u kemi arrestuar një spiun prej vërteti dhe si kundërpërgjigje na arrestuan dy “spiunë” fals”, shprehet Hoxha. Më tej ai ka bërë dhe një deklaratë të fortë. Sipas tij, në Shqipëri ka politikanë dhe zyrtarë të lartë të cilët spiunojnë për llogari të Athinës. “Shume politikane dhe zyrtare te nivelit te lartë të Shqipërisë, janë spiunë greke!!!! Si përfundim, ushtria greke, paska arrestuar dy “spiune fals” shqiptare, të cilët spiunonin Greqinë, te politikanët dhe zyrtarët e shtetit shqiptar, që janë spiunët e vërtetë të Greqisë?!”, tha Hoxha.