Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira dhe ish-bashkëshorti i saj Gerard Pique një vit më parë i dhanë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare, ku shkak u bë tradhtia e këtij të fundit me partneren e tij aktuale, Clara Chia.
Së fundmi krijuesja e hitit “Waka Waka”, gjatë një interviste për “People En Español” ka treguar më shumë në lidhje me momentin kur e kuptoi se babai i fëmijëve te saj, Pique e kishte tradhtuar, ndërsa ajo ndodhej në spital pranë të atit pasi ai ishte nën kujdesin intensiv.
Ajo tha se tradhtin e mësoi nga mediat kur ishte në një gjendje mjaft të rëndë psikologjike, pasi njeriu më i afërt i saj ishte në gjendje kritike për jetën.
“Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të. Nuk mund të flisja me të. Nuk mund të shkoja tek miku im më i mirë për të marrë këshillat që më duheshin kaq shumë “, u shpreh artistja.
Ndër të tjera Shakira u shpreh: “Gjithçka ndodhi menjëherë. Shtëpia ime po shkatërrohej. Unë e mora vesh lajmin se isha tradhtuar përmes shtypit ndërsa babai im ishte në ‘ICU’”.
Kujtojmë që nga lidhja e tyre disa vjeçare Shakira dhe futbollisti i njohur Gerard Pique kanë dy fëmijë së bashku, Milani dhe Sashën.
Ndërsa së fundmi në rrjet po qarkullojnë lajme se këngëtarja ka nisur një lidhje të re dashurie me Lewis Hamilton.