MENU
klinika

Vendoset radha elektronike e shërbimit

Pronat/ Ndryshon sistemi i Kadastrës

28.06.2023 - 12:28

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po planifikon që të investojë në përmirësimin e sistemit elektronik të shërbimeve duke sjellë disa risi.

Aktualisht, qytetarët përfitojnë elektronikisht 75 shërbime të Kadastrës, që ofrohen përmes portalit e-Albania. Për këtë qëllim është hapur edhe tenderi me vlerë rreth 483 milionë lekë që do të sjellë disa ndryshime thelbësore në mënyrën sesi qytetarët marrin shërbimet.

Një nga ndryshimet e para është vendosja e rradhës elektronike së shërbimit dhe standardizimin e procedurave të aplikimeve të reja deri në përgjigjen finale ku çdo shërbim i dhënë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të njoftohet nëpërmjet e-mailit dhe sms-së.

Një ndryshim tjetër është vendosja e kufizimeve në sistem për radhën e veprimit dhe transparencën e shërbimeve të dhëna për qytetarët duke eleminuar përzgjedhjet preferenciale mbi aplikimet.

Në këtë mënyrë, do të garantohet mosnjohja e qytetarit dhe specialistit. Duke u ndarë aplikimet në mënyrë inteligjente elektronike, specialisti nuk do të ketë mundësi për të bllokuar një aplikim të qytetarit pasi nuk do t’i jepet mundësia që të përpunojë vetëm aplikimet e dëshiruara por do duhet të zbatojë me rigorozitet rradhen e shpërndarjes.

Po ashtu, një ndryshim tjetër që pritet të sjellë ky investim është automatizimi i vlerës së pronës, duke digjitalizuar 100% dhe shërbimet që aktualisht kanë nevojë për përllogaritje në sistemin fundor multifunksional.

Pjesë e projektit është edhe arkivimi i regjistrave përfitues të pronësisë në prefektura/bashki me teknologjinë blockchain aty ku është e mundur.

Në dokumentet e tenderit evidentohet se teknologjia ‘blockchain’ do të përdoret aty ku është e mundur.

“Çdo transaksion në sistem bazohet në dokumentet e origjinës, të cilët janë të pasqyruar në arkivë. Shumica e ndërhyrjeve dhe manipulimeve në lidhje me pronën, kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me ndërhyrjet në arkivën digjitale.

Ndërhyrjet mund të bëhen drejtpërdrejtë në bazën e të dhënave ose përmes sistemeve. Kalimi i arkivës në teknologjinë blockchain do të garantojë përfundimisht vulosjen digjitale tashmë jo vetëm të regjistrit të pronave por edhe të dokumenteve të arkivës digjitale (origjinën e pronës)” shkruhet në dokumentet e tenderit. Teknologjia blockchain konsiderohet si një nga sistemet më të sigurta në botë.

Kjo teknologji përdoret për kriptomonedhat por që parashikohet që të ketë në të ardhmen një rol parësor në shumë industri të rëndësishme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompensimi dhe trajtimi i pronave

KLSH çon në Prokurori dy ish-drejtues të ATP-së