MENU
klinika

Skema/ Kush përfiton?

Kur do të nisë rritja e pensioneve për të moshuarit?

29.06.2023 - 12:21

Rritja e pagave do te shtojë të ardhurat ne skemën e pensioneve. Vendimi i cili nisi zbatimin nga muaji maj do të prekë rreth 130 mijë punonjës të administratës publike, në nivel qëndror dhe lokal, ndërsa ka rritur presionin ndaj privatit për të paguar më tepër personelin. Numri i pensionistëve në Shqipëri ka ardhur në rritje në vite ashtu sikurse edhe financimi nga buxheti i shtetit, i cili në 2023 kap vlerën e 54 miliardë lekëve, krahasuar me 47 miliardë që ishte dy vite më parë. Numri i pensionistëve në vitin 2021 ishte 673 813, në vitin 2022 ishte 686 000 dhe në vitin 2023 është 695 000. Sa i përket financimit nga buxheti i shtetit në vitin 2021 ishte 47.8mld lekë, në vitin 2022 ishte 52.8mld lekë dhe në vitin 2023 është 54.5mld lekë. Para muajit Prill, punëmarrësit i paguheshin rreth 41 mijë kontribute, ndërsa me rritjen e pagës maksimale kapën vlerën e mbi 49 mijë lekëve. Të moshuarit që do marrin pension të plotë do të duhet të plotësojnë mbi 35 vite pune. Megjithatë skema e pensioneve private mbetet ende e panjohur nga pikëpamja e të ardhurave. Po ashtu paratë e investuara në fondet private të pensioneve nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit.

Ekspertja: Si do të ndikonte rritja e pagave në sektorin publik dhe privat
Ndërkohë, ekspertët shpjegojnë sesi ndryshimi i pagave do të ndikojë në rritjen e pensioneve të qytetarëve. Ekspertja për çështjet ekonomike, Teuta Nunaj Kortoçi tha se ka një sërë faktorësh që krijojnë vështirësi në skemën e pensioneve. Sipas saj, e para është informaliteti i lartë në tregun e punës.“E para lidhet me informalitetin në tregun e punës. Thamë që skema përbëhet nga fondi i sigurimeve shoqërore. Do të thotë se nëse të gjithë individët e punësuar do ta derdhin të plotë vlerën e kontributeve në bazë të pagës reale, atëherë edhe vlera e kontributeve do të jetë shumë herë më e madhe. Por duke qenë se e kemi prezent informalitetin, edhe kur individi nuk deklarohet si i punësuar, automatikisht kemi të bëjmë me një efekt. Efekti i dytë ka të bëjë me individët e punësuar por që nuk deklarojnë pagën reale. Atëherë përqindja që paguhet për sigurimet shoqërore është më e ulët sepse paga që deklarojnë është më e ulët. Informaliteti e dëmton skemën sepse mbledhim më pak të ardhura. Tjetër është emigrimi. Largimi i punonjësve real ul numrin e këtyre kontribuuesve. Efekti i tretë është demografik. Numri në rritje gjithmonë e më i madh i grupi të pensionistëve, do të thotë që do të nevojiten gjithmonë e më tepër para si shpenzime për këtë zë që është i pensioneve. Nëse ulim numrin e kontribuuesve dhe rrisim numrin e pensionistëve, krijohet një raport i zhdrejtë”, theksoi ekspertja. E pyetur se si do të ndikojë rritja e pagave në skemën e pensioneve, ekspertja tha se rritja në sektorin publik nuk ndikon, por efekt do të kishte nëse do të ketë rritje pagash edhe në sektorin privat.“Nëse flasim për rritjen e pagave në sektorin publik, ndikimi i tyre në skemën e pensioneve është thuajse zero. Pavarësisht nëse rritet paga, do të thotë se janë marrë para nga buxheti i shtetit për të paguar punonjësit. Këta punonjës do të paguajnë më shumë kontribute dhe do të derdhin më shumë para në buxhetin e shtetit. Në vetvete, atje ku jep shteti, atje merr ndaj në këtë rast efekti është në skemën e pensioneve. Por mund ta përmirësonin vetëm në rast nëse do të kemi rritje të pagave dhe deklarim të pagave reale që vijnë nga sektori privat sepse ata janë ata që derdhin të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe nuk tërheqin shpenzime në buxhet”, shtoi ekspertja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoritë që përfitojnë

Si do reformohet skema e pensioneve