MENU
klinika

Akuzat për racizëm

Arrestohet trajneri i PSG-së dhe djali i tij

30.06.2023 - 11:58

Trajneri aktual i PSG-së, Christophe Galtier dhe djali i tij John Valovic-Galtier janë vendosur në paraburgim në Nice, kjo pas akuzave për racizëm dhe sjellje jo të hijshme kur tekniku ishte pjesë e klubit të futbollit Nice.

Mëngjesin e kësaj të premteje, duke nisur nga ora 8:45 trajneri është marrë në pyetje dhe është vendosur në paraburgim, kjo sipas “NiceMatin”. Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurori publik në Nice.

Ish-trajneri i Nice dhe djali i tij i u thirrën nga policia gjyqësore e Nicës, e cila po heton faktet e supozuara të “diskriminimit në punë bazuar në përkatësinë e një race ose feje të supozuar”.

Çështja Galtier shpërtheu pas zbulimeve të gazetarit të pavarur Romain Molina dhe RMC. Vërejtjet raciste ndaj disa lojtarëve i ishin atribuar Christophe Galtier kur ai drejtonte ekipin e Nice, veçanërisht përmes e-mail-eve të dërguara te drejtori sportiv i asaj kohe, Julien Fournier.

Prokurori publik i Nice, Xavier Bonhomme mori menjëherë çështjen dhe nisi një hetim. PSG pritet të shkarkojë trajnerin dhe në vend të tij do emërojë Luis Enriquen.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin