MENU
klinika

Sheikët e Premier Ligës pa frena

Bëhet gati oferta për yllin e Juventusit

30.06.2023 - 13:03

Njukasëlli i princit dhe trashëgimtarit të fronit arabo-saudit, Bin Salman, ka vërtet plane të mëdha, madje të çmendura, për sezonin e ardhshëm, i cili do ta shohë që të luajë edhe në Ligën e Kampioneve.

Pasi kanë bërë të vetin yllin e mesfushës së Milanit, Sandro Tonalin, për një shifër prej afro 80 milionë eurosh, “Qymyrxhinjtë” kanë vënë në shënjester një tjetër fenomen të Kombëtares së Italisë.

Bëhet fjalë për Federiko Kiezën, mbi të cilin po bën presion edhe Liverpuli. Por oferta prej 60 milionësh që ka arritur deri tani të ofrojë Jyrgen Klop, mund të parakalohet dhe me shumë miliona madje nga Njukasëlli.

Madje, në ditët e fundit përflitet se në Torino mund të mbërrijë për Kiezën e njëjta shifër që u shpenzua për Tonalin dhe në këtë pikë, Juventusi do të joshej seriozisht.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin