MENU
klinika

“Bjeshkët e Nemuna”

Kontrolle nga toka dhe ajri, zbulohet parcela e kanabisit

30.06.2023 - 13:24

Një operacion policor i koduar “Bjeshkët e Nemuna” ka çuar në zbulimin e një parcele kanabis në fshatin Gjonpepaj.

4f6df647-3f0d-4f42-803b-4e4204883bfe

Policia bën me dije se pas kontrolleve me dron dhe nga toka janë zbuluar 297 bimë narkotike cannabis sativa të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.

Si rezultat i këtij operacioni është vënë nën hetim në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit ndërkohë që vijon puna për të identifikuar autorët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë
Kontrolle në territoret e fshatrave të qarkut dhe në ato të zonave të thella malore, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për të kultivuar bimë narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bjeshkët e Nemuna”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 297 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Gjonpepaj.

Procedohet penalisht kryetari i këtij fshati, për dyshime për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.

Si rezultat i kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, duke pasur prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, si rezultat i të cilit, në territorin e fshatit Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 297 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Gjonpepaj, shtetasin P. U., për dyshime për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.