MENU
klinika

Konferencë për dialogun Kosovë-Serbi

Ideja e Ramës, Kurti skeptik

01.07.2023 - 09:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar dje idenë e paraqitur nga kryeministri, Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë dhe zbatimin e planit franko-gjerman.

Ai është shprehur skeptik për mbajtjen e një konference të tillë. Kurti tha se në vend të kësaj, thjesht do duhet bërë është zbatimi i marrëveshjes bazike në tërësi.

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti, në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çka duhet bërë është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, tha Kurti para gazetarëve dje gjatë ditës në Prizren.

Kryeministri Edi Rama kërkoi me ngulm që dy kumbarët, siç i quan ai Macron e Scholz të mbyllin në një konferencë Vuçiçin e Kurtin derisa të zbatojnë planin franko-gjerman. Rama u bëri thirrje dy liderëve të lënë pas lojën e politikës ‘Tomy-Jerry’ me të cilën nënkuptoi se është një lojë për egon personale dhe jo për atë kombëtare.

“Është e domosdoshme që Macon dhe Scholz të ndërhyjnë dhe me patjetër të shtyjnë zbatimin deri në fund të marrëveshjes bazë, që mbeti pa u firmosur por që palët thonë se janë dakordësuar… Dy liderët bashkë me këdo qoftë tjetër rreth tyre të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë. Në një konferencë normalizimi pa të drejtë dalje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi.”- tha Rama.

Këtë propozim të Ramës për konferencë ndërkombëtare e mbështeti edhe BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin