MENU
klinika

Nga video seksuale e Safet Gjicit, te ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin

Ngjarjet e bujshme të qershorit

02.07.2023 - 10:11

Video seksuale ku shfaqej ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit, shkaktoi reagime të forta në mbarë opinionin publik.

Video skandaloze e shpërndarë në rrjete sociale e vendosur ish-kryebashkiakun në pozita e shkeljes së rëndë ligjore. Nuk mungoi edhe reagimi i Safet Gjicit, i cili njoftoi dorëheqjen duke thënë se ra pre e lojës së kundërshtarëve.

Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e menjëhershëm të tij, pas publikimit të videos ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë.

Një tjetër lajm i bujshëm gjatë këtij muaji ishte arrestimi arrestimi i ish-krybashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Një tjetër politikan pas hekurave.

Akuza e tij lidhej me një pallat të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, i ndërtuar 12 vite më parë, i cili ka pasur 2 leje ndërtimi.

Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë pasur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.

Ndërkohë duke lënë pas arrestimet e figurave politike, vendi do të tronditej nga një vrasje e dyfishtë në Dukagjin.
Vrasje e ndodhur më 29 qershor. Viktima mbetën 57-vjeçari Gjokë Gurraj dhe djali i tij Eduart Gurraj. Një natë para se të kryhej krimi persona të paidentifikuar kishin djegur shtëpinë e viktimave në fshatin Bruçaj. Ata nuk kanë pasur probleme e drejtësinë dhe sikurse raportohet nuk janë as në hasmëri me persona të tjerë në veri.

Shkodra gjithashtu që u zgjua me shpërthimin e lëndës eksplozive. Në orët e para të mëngjesit të datës së 29 qershorit, në lagjen “10 Korriku”, iu vendos lëndë shpërthyese garazhit biznesmenit Agim Uraj. Në kërkim për këtë ngjarje u shpallën dy 27-vjeçarët, Seadet Myftia dhe Zabit Mehmeda.

Myftia dhe Mehmedaj janë të njohur për qytetarët e Shkodrës, pasi kanë qenë pjesë e ekipit të Vllaznisë, ndonëse lojtarë aktivë.

Ndërkohë një tentativë vrasjeje u zbardh nga autoritetet, këtë herë në fshatin Ballagat, në Lushnje.
Pas hekurave përfunduan dy të rinj, Mariglen Matjani dhe Laert Hasalla, në kuadër të operacionit “Pasoja e padëshiruar”. Këta të rinj për motive gjakmarrjeje, kanë tentuar që të vrasin një 22-vjeçar.

Nga të shtënat mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, pasi ndodhej në të njëjtin automjet me këtë shtetas, në momentin e të shtënave.

Një tjetër ngjarje do të raportohej në Durrës, këtë herë bëhet fjalën për këngëtarin Noizy, i cili ishte sërish në telashe. Gjatë natës lokali në pronësi të tij në zonën e Currilave u përfshirë nga flakët. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që digjet brenda një muaj lokali i këngëtarit. Pas hekurave përfundoi Eraldo Musteqja, i cili rezulton të jetë i afërm i këngëtarit. Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu sekuestrua një thikë.

Nga hetimet dyshohet se i riu i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Gjen’ aty Dakon, Kokën e Bllakon

Vendimi/ Gjici akomodohet në paraburgimin e Durrësit