MENU
klinika

E dekonspiruan?

Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Pista kryesore e hetimeve

02.07.2023 - 11:39

Gjokë dhe Eduart Gurra, babë e bir, u vranë dy ditë më parë me armë zjarri në fshatin Sumë, në Dukagjin të Shkodrës, nga persona ende të paidentifikuar.

Një nga pistat ku po heton policia është denoncimi i parcelave më kanabis nga Gjokë Gurra i cili ka qenë kryeplak i fshatit.

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse dikush denoncon mbjelljen e kanabisit duhet të merret në mbrojtje.

Hajdarmataj u shpreh se praktika e policisë, që në rastet e konstatimit të parcelave me kanabis shoqëron kryeplakun, është e padrejtë. Sipas tij, përgjegjësia e parë në këtë rast është e policisë së shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkuan për të parë shtëpinë e djegur

Këta janë babë e bir që u vranë sot në Shkodër

Autorët dogjën shtëpinë e tyre në fshat dhe...

‘Kurthi’ që çoi në pragun e vdekjes babë e bir