16.12.2018 - 10:13
Një 46 vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi rezulton i dënuar në Tiranë me 6 muaj burg. Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale Xh.V, banues në Bulqizë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale “Keqtrajtim të të miturit”.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.