MENU
klinika

Përfaqësuesi: Shqiptarët janë luftërakë!

14 luftëtarët më të mirë kinez të WUSHU përballen në Tiranë

02.07.2023 - 17:28

14 kampion kombëtar të Kinës në artet marciale, por edhe sportistë të tjerë të kësaj disipline, ishin këtë fundjavë në Tiranën për të demostruar aftësitë e tyre me rastin e ‘Tiranës Qyteti Europian i Sportit’. Ata u mirëpritën nga dy mjeshtrat e arteve luftarake të Shqipërisë si Albert Kola dhe Arbër Çekrezi, ndërsa për të pranishmit dhuruan disa ndeshje mjaft luftarake. Sportistët ishin pjesë e federatës kineze të Arteve Marciale, ose siç quhet ndryshe Wushu.

“Është kënaqësi e madhe të takohem me ju të gjithë këtu për të shijuar performancën e arteve marciale kineze të sjellë nga delegacioni i Shoqatës Kineze Wushu. Shqiptarët njihen për shqiprtin luftarak dhe kanë një traditë në artet marciale. Duam të përfitojmë nga kjo për të bërë sa më shumë miq, pasi është në traditën e kinezëve,”-u shpreh Wang Dexin, përfaqësues i Wushu.

14 luftëtarët kinez janë ndër më të shquarit në artet marciale mikes, shumë të gatshëm për ndeshje boksi, me thika, shkpopinj dhe shpata. Ata janë të stërvitur që në fëmijëri, ndërsa kjo është hera e parë që dalin nga Kina që pas pandemisë. Gjithashtu një nga vizitat e pakta në Europë në vitet e fundit.

Aktiviteti erdhi në Tiranë falë ambasadës kineze në Shqipëri, por edhe bashkisë së Tiranës.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës