02.07.2023 - 17:30
Max Verstappen është i pandalshëm në këtë sezon të Formula 1. Kjo sepse holandezi këtë të dielë fitoi Çmimin e Madh të Austrisë, që ishte i pesti rradhazi, duke krijuar një distancë të ndjeshme me ndjekësit.
Në Seltëeg të Austrisë kampioni në fuqi e lëshoi kreun vetëm për 10 xhiro, ndërsa më pas preu i pari vijën e finishit. I dyti u rendit piloti i Ferrarit Charls LeClerc, i cili bëri një garë të mirë ashtu sikurse edhe makina italiane këtë fundjavë.
Sakaq podiumin e plotësoi piloti tjetër i Red Bull Sergio Perez. Ky i fundit është i dyti në renditjen për pilotë këtë sezon, por ka 81 pikë më pak se shoku i skuadrës Max Verstappen.