03.07.2023 - 13:24
Këputet një përcjellës i linjës së Tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit. Nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa paraprakisht dyshohet si aksidentale.
Menjëherë janë angazhuar të gjitha grupet e punës së OST në vendngjarje për riparimin e linjës dhe verifikimin e dëmeve materiale.
Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar banorët e zonës, të cilët janë shprehur se është incidenti i trete në pak vite dhe kanë bërë thirrje për kompensim monetar. Sakaq janë shprehur se u janë dëmtuar pajisjet elektroshtëpiake dhe nëse nuk marrin dëmshpërblim financiar, do të bllokojnë rrugët.