MENU
klinika

Himarë

Shpërndanin drogë në lokale nate, në pranga 2 të rinjtë nga Borshi

03.07.2023 - 13:29

Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Alqi Rrapaj dhe Nikolaoes Veizaj.

Shpërndanin doza kokaine, kryesisht në lokalet e natës, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë, gati për shitje, një shumë parash dhe 2 celularë.

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 9”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. Rr., 26 vjeç dhe N. V., 34 vjeç, banues të dy në Borsh, Himarë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, rreth 130 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shpërndanin dozat e kokainës, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë