Folklori dhe vetë Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës nuk mund të kuptohet pa artizanatin, pa përcjelljen e mjeshtërisë së bërjes së kostumeve.
Gjatë ditëve të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 2023, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (chwbalbania) organizoi aktivitetin “Puntoria- Rikrijim i Traditës 2”, mbi realizimin e veshjeve moderne, bazuar në etnografinë dhe monumentet e qarkut të Gjirokastrës.
Nën drejtimin e artizanes së ateliesë, Elida Zhulati dhe kuratores Esmeralda Marku, me asistencën e 3 rrobaqepëseve të qytetit, 20 të reja nga Kosova dhe Shqipëria realizuan 20 veshje, të cilat u prezantuan në një sfilatë, mes mijëra vizitorësh të Gjirokastrës.
Punëtoria u realizua me mbështetjen financiare të Ambasadës Suedeze në Tiranë. Edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka qenë e pranishme në ambientet e puntorisë, ku pa nga afër krijimet artizanale të vajzave.