Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij në nisje të ceremonisë për ish presidentin amerikan Bill Clinton me një vlerësim për figurën e tij.
Rama u shpreh se i ka lexuar dhe dëgjuar fjalimet e tij para se të hynte jetën politike për shkak të shijes së jashtëzakonshme që ai kishte drejt një bote më të mirë.
Rama u shpreh se Clinton është një nga oratorët më të mirë që ka njohur historia.
“Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua se sat ë përgatitem të flas tani këtu duke e ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit që përpara se të hyja në jetën politike ia kam parë, dëgjuar, lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë.
Në krahët e pasionit të tij në kërkimin e një Ithake paqeje, prosperiteti dhe dashurisë mes njerëzve ku rruga është vetë qëllimi it ë gjitha përpjekjeve.
Dhe më pas i kam studiuar si i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes por edhe artit të tij të pashembullt duke i analizuar ritmin dhe mbi të gjitha duke i admiruar atë që nuk mësohet dhe nuk tregohet dot, empatinë që e bën Clinton një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia”, tha ai.