MENU
klinika

Propozimi nga Konfindustria

Jo më para publike për kompani “guackë”

16.12.2018 - 11:44

Konfindustria kërkon ndalimin e menjëhershëm me ligj të kompanive “guacke” nga pjesëmarrja në prokurimet publike dhe të gjitha llojet e tjera të bashkpunimit me fonde dhe agjenci shtetërore. Sipas Konfindustrisë, në ligj duhet të përfshihet edhe detyrimi i bërjes publike të pronarëve të fshehur të kompanive të regjistruara në parajsa fiskale, që kanë fituar kontrata të përfunduara dhe në vazhdim në tendera, koncesione, PPP, licenca dhe të gjitha llojet e transaksioneve me shtetin shqiptar dhe kompanitë me kapital publik.

Konfindustria kërkon, që është përgjegjësi e ekzekutivit, të sjellë menjëherë ligjin e mësipërm për miratim në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë, si provë minimale përgjegjshmërie ndaj skandalit të paprecedent të përfitimit me falsifikim nga kompania “guackë” në kohë rekord të 30 milion eurove në tendera të organizuar nga agjenci qeveritare dhe kompani publike.

Konfindustria vlerëson, se prania e kompanive “guackë” të regjistruar në të ashtuquajturat parajsa fiskale në marrëdhënie financiare të të gjitha llojeve me shtetin shqiptar, dëmton rëndë interesat publike, buxhetin e shtetit, zhvillimin ekonomik të vendit, shkatërron standartet e konkurencës së biznesit dhe largon investitorët seriozë të huaj. Skandale financiare prej qindra milionë euro të ndodhura historikisht në Shqipëri janë të lidhura ngushtë me kompanitë “guackë”.

Kompanitë e regjistruar në parajsa fiskale janë të pranishme në një numër të madh sektorësh strategjikë të ekonomisë shqiptare me transaksione prej shumë miliarda dollarë si në sektorin financiar, banka, shfrytëzimi, prodhimi, përpunimi dhe tregtimi i karburanteve, impiante mbetjesh, aeroporte, infrastrukturë, teknologji, etj. Kompanite “guackë” krijojnë mundësi të shumta të pastrimit të parave të zeza, korrupsionit, fshehjes fiskale dhe deri te shmangia nga proceset e ”vettingut” në drejtësi dhe politikë.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!