Pëllumb Xhufi ka kritikuar Albin Kurtin, duke thënë se ai nuk vepron si burrë shteti.
Sipas historianit të njohur, Kurti ka futur vendin në krizë për tre katunde.
“Këtu bëhet fjalë për votimin në tre katunde, në Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Këto tre fshatra nuk kanë qenë të Kosovës, u lanë brenda për sherr, për këto sherret që bëjmë ne tani, për të pasur shkak Serbia të ndërhyjë.
Kush i ka vënë ato kufij? Problemi është, u bënë votimet, u shtynë me të drejtë se nuk po merrnin pjesë serbët. U bënë zgjedhjet dhe në këto tre katundet u fituan, tani problemi është se vërtetë e fitove, por duhet të arsyetosh se je burrë shteti.
Nuk ka reagim reaktiv. Ky është një gjest, e the diçka por e the në sens pozitiv, dhe këtu ai vuri në siklet të gjithë veten e vet, SHBA-në, BE-në.
Çfarë logjike ka, kë do të drejtosh ti aty? Çoi policisë e Kosovës për të ruajtur vendin. Nuk është momenti të tregosh autoritet për tre fshatra.
Aty është futur krimi e shërbimet speciale serbe, aty është futur i gjithë Beogradi”– tha Pellumb Xhufi.