Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka deklaruar se pas tensioneve në Veri, Serbia po transporton armë me automjetin e ambulancave për t’u armatosur.
Kurti tha se lidhur me këtë shqetësim do të takohet me komandantin e KFOR-it si dhe përfaqësuesit e NATO-s ku pritet dhe të japë një deklaratë përfundimtare.
“Kemi informacion se veturat e ambulancave janë përdorur për të bartur armatim. Unë sot do ta kem një takim me përfaqësuesit e NATO-s për këtë gjë.
Do ta takoj edhe komandantin e KFOR-it. Dhe pas këtyre takimeve edhe me organet tona të sigurisë, do të mund ta japim fjalën përfundimtare. Jemi duke grumbulluar të dhëna dhe informacione. Nuk është mirë që unë të jap informacion për informacionin ende të paplotësuar, por brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje. Andaj, sot kam një takim ku do të shtrohet kjo temë”, tha Kurti, citon Telegraf.