MENU
klinika

Dritan Hila

Për ty bie këmbana Albin!

05.07.2023 - 11:56

Vizita e ish-presidentit amerikan në Shqipëri, nuk ishte për t’i dhënë një dorë Edi Ramës.

Ardhja e Klinton në Tiranë është një mesazh që DASH nisi ndaj kryeministrit Kurti.

Nëse Kosova është kjo që është, është falë Klinton.

Kryeministri i Kosovës ka marrë flamurin e antikorrupsionit dhe patriotit të vërtetë. Por ai nuk e do më shumë se Klinton, Kosovën.

Po përpiqet të krijohet ideja se Klinton erdhi në Shqipëri, nga Soros. Dua të kujtoj që margaritari i kurorës së Klinton është lufta në Kosovë, një luftë që në historinë botërore, njihet si lufta për të drejtat e njeriut.

Dhe Klinton nuk mund ta përdhosë këtë fakt për Soros.

Klinton erdhi për të dhënë një mesazh dhe nëse do të ishte dakord me Albin Kurtin, do të shkonte në Prishtinë. Por jo, erdhi në Tiranë për të thënë që politikat që ndjek Edi Rama janë një vazhdimësi i politikave të BE dhe DASH dhe ai i mbështet.

Ai dha mesazhin që duhet bërë kujdes, dhe nuk duhet përsëritur gabimi që bënë serbët dikur të cilët përzunë minoritetin e Kosovës.

Që tashmë po bën të njëjtin gabim, duke përzënë 50 mijë serbë. Dhe kjo është kambana e fundit, për Albin Kurtin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve